Irani nis sulmet e para ndaj ShBA-së: Ia dëmton cisternat e naftës

Dy cisterna saudite të naftës kanë pësuar “dëmtime të mëdha” në një sulm kabotazhi në dukje jashtë bregut të Fujariah-s në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë ministri saudit i Energjisë. Incidenti i raportuar – që mund të vendos në rrezik sigurinë globale të furnizimeve me naftë – erdhi pasi ShBA-të paralajmëruan anijet që Irani […]
Dy cisterna saudite të naftës kanë pësuar “dëmtime të mëdha” në një sulm kabotazhi në dukje jashtë bregut të Fujariah-s në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka thënë ministri saudit i Energjisë.
Incidenti i raportuar – që mund të vendos në rrezik sigurinë globale të furnizimeve me naftë – erdhi pasi ShBA-të paralajmëruan anijet që Irani mund të sulmonte trafikun detar në rajon, duke nxitur ShBA-të që të dërgonin avionmbajtëse në Gjirin Persik, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Një nga dy anijet ishte rrugës për t’u ngarkuar me naftën e papërpunuar saudite e që për destinim kishte konsumatorët në ShBA, ka raportuar agjencia e lajmeve SPA. Sulmi nuk rezultoi në ndonjë dëm të madh, dhe nafta nuk u derdh por u shkaktuan dëme domethënëse në strukturat e të dyja anijeve, ka thënë ministri saudit i Energjisë Khalid al-Falih të hënën.

Të dielën, ministri i jashtëm i Emirateve tha se katër anije komerciale ishin shënjestër e ‘operacioneve të sabotazhit’ afër ujërave territoriale të saj por nuk dha detaje mbi natyrën e kabotazhit. Disa orë më vonë, mediat libaneze dhe iraniane raportuan lajme të rreme duke thënë se kishte pasur eksplodime afër portit të Emirateve.
Tensionet janë rritur në masë drastike që kur Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja nukleare e 2015-s mes Iranit dhe fuqive botërore, duke i rikthyer sanksionet ndaj këtij vendi, e që e zhytën në krizë ekonomike.
Javën e kaluar Irani kishte kërcënuar se do të fillonte pasurimin e uraniumit në nivelet më të larta brenda 60 ditësh nëse fuqitë botërore nuk do të negocionin kushte të reja për marrëveshjen. /Periskopi












