Interi gjithnjë e më afër yllit 50 milionësh të Barcelonës

Interi po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic, për 50 milionë euro, sipas “Goal”. Klubi nga Serie A, i cili ka qenë duke e ndjekur Rakiticin për një kohë të gjatë, është i dëshpëruar të ngushtojë dallimin e madh në kualitet me Juventusin sezonin e ardhshëm, derisa po […]
Klubi nga Serie A, i cili ka qenë duke e ndjekur Rakiticin për një kohë të gjatë, është i dëshpëruar të ngushtojë dallimin e madh në kualitet me Juventusin sezonin e ardhshëm, derisa po mundohet të formojë një skuadër që është e aftë të sfidojë për titull.

Kroati po shihet si pjesë kyçe e ambicieve të skuadrës, derisa Antonio Conte pritet ta zëvendësojë Luciano Spallettin në postin e trajnerit.
Rakitic pritet t’i japë fund pesë viteve te Barcelona këtë verë, pasi fitoi katër tituj të La Ligas, katër tituj Copa del Rey dhe një titull të Champions Leagues.
Ai mund ta fitojë edhe një herë Copa del Rey këtë fushatë, nëse Barca mposht Valencian në finalen e 25 majit. /Periskopi.com/












