Horror: Shihni se si Coquelin ‘ia palon’ Leo Messit i shtrirë (Video)

Më herët këtë muaj, Barcelona ishte në rrugë të mirë ta fitonte tripletën, por fushata 2018/19 për blaugranët përfundoi me vetëm një trofe të fituar. Skuadra e Ernesto Valverdes fitoi titullin në La Liga, por kapitulloi në Champions League, duke u mposhtur 4-0 nga Liverpooli në “Anfield”, derisa u mposht edhe në finale të Copa […]
Më herët këtë muaj, Barcelona ishte në rrugë të mirë ta fitonte tripletën, por fushata 2018/19 për blaugranët përfundoi me vetëm një trofe të fituar.
Skuadra e Ernesto Valverdes fitoi titullin në La Liga, por kapitulloi në Champions League, duke u mposhtur 4-0 nga Liverpooli në “Anfield”, derisa u mposht edhe në finale të Copa del Rey nga Valencia të shtunën, shkruan Periskopi.
Lionel Messi udhëhoqi sulmin së bashku me Sergi Roberton dhe Philippe Coutinhon, në vend të të lënduarve Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Kapiteni i Barçës nuk mundi ta parandalonte kolapsin e Barcelonës, derisa Francis Coquelin impresionoi duke e ndalë në mënyrë brilante dy herë brenda pak sekondave 31-vjeçarin.
Fillimisht, pasi pa Messin duke kontrolluar topin në afërsi të zonës, Coquelin menjëherë vrapoi drejt pesë herë “Topit të Artë” dhe ndërhyri në të.
Mesfushori 28-vjeçar pastaj ndërhyri në Malcomin dhe Messin përsëri, para se të duelonte me Carles Alenan duke mbetur i shtrirë në fushë – por jo për shumë gjatë.
Menjëherë në aksionin e radhës, superylli argjentinas përsëri ishte protagonist i një sulmi, por Coquelin pati kohë të bënte një tjetër ndërhyrje fantastike. /Periskopi.com/
Francis Coquelin didn’t let Messi breathe..pic.twitter.com/UYJKLe2O1z
— ASG (@ahadfoooty) May 25, 2019












