Henderson reagoi saktësisht si Gerrardi kundër Milanit, 14 vite më parë, kur Origi shënoi kundër Barçës

Liverpooli bëri të pamundurën kundër Barcelonës në Champions League. Pasi u mposht 3-0 në përballjen e parë, djelmoshat e Jurgen Kloppit patën një mal para vetës për ta ngjitur, transmeton Periskopi. Por të përkrahur nga 50,000 të pranishëm në ‘Anfield’, ‘Të Kuqtë’ ia dolën të triumfojnë me rezultat 4-0 në përballjen e dytë. Ishte goli […]
Liverpooli bëri të pamundurën kundër Barcelonës në Champions League.
Pasi u mposht 3-0 në përballjen e parë, djelmoshat e Jurgen Kloppit patën një mal para vetës për ta ngjitur, transmeton Periskopi.
Por të përkrahur nga 50,000 të pranishëm në ‘Anfield’, ‘Të Kuqtë’ ia dolën të triumfojnë me rezultat 4-0 në përballjen e dytë.

Ishte goli i Divock Origit në minutën e shtatë që nxiti rikthimin kundër Barcelonës dhe pa dijeninë e Hendersonit, ai replikoi reagimin e Steven Gerrardit kundër Milanit, 14 vite më vonë.
Liverpooli ishte në disavantazh 3-0 kur Gerrardi shënoi në finalen e Champions Leagues më 2005, para se të vraponte drejt pjesës së tij të fushës duke ngritur duart në ajër, në tentativë për t’i motivuar fansat e Liverpoolit.
Dhe saktësisht të njejtën gjë e bëri edhe Hendersoni kur Origi shënoi për 3-1, derisa e kapi topin, vrapoi drejt pjesës së tij të fushës dhe ngriti duart në ajër.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Jordan Henderson vs Barcelona at 3-1, 2019
Steven Gerrard vs AC Milan at 3-1, 2005
Same reaction, same end result ? pic.twitter.com/DYtUoi7Jx7
— SNM (@JackCook95) May 9, 2019












