Haradinaj për seancën në Beograd: Është i mirëseardhur interesimi i Serbisë për serbët e Kosovës

Haradinaj për seancën në Beograd: Është i mirëseardhur interesimi i Serbisë për serbët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Kosova është e përkushtuar që të ofrojë jetë sa më të mirë për qytetarët e saj serbë, teksa e ka quajtur të mirëseardhur interesimin e Serbisë për qytetarët serbë në Kosovë. Këto deklarata Haradinaj i bëri me rastin e inaugurimit të Katedrales së Novobërdës, ku u […]

Këto deklarata Haradinaj i bëri me rastin e inaugurimit të Katedrales së Novobërdës, ku u pyet për zhvillimet aktuale politike që po ndodhin në Serbi.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se pas datës 3 korrik do të marrë masa kundër Kosovës.

“Është mirë që në Kosovë po punojmë për një jetë, po e quaj ashtu, në respekt të secilit, të ndërsjellë. Ja sot jemi në Novobërdë, një vend multietnik, jetojnë serbët, jetojnë shqiptarët. Dhe, ne jemi të interesuar që prej Kosovës të ndihmojmë me një bashkëjetesë, me një respekt të ndërsjellët. Dëshirojmë po ashtu, të respektohemi me fqinjët tanë, pra edhe me Serbinë, duhet të vjen koha kur duhet të respektohemi, si dy fqinjë. E kaluara është e dhimbshme, tragjike, nuk e harrojmë, por na duhet me ecë përpara, të tjërat janë retorikë e ditës ose e ditëve dhe nuk isha kyç sot më thellë”, tha ai.

Për seancën e cila po mbahet sot në Serbi, e ku temë kryesore është Kosova, Haradinaj tha se janë punë të brendshme tw tyre, por, shtoi se Serbia mund të interesohet për një jetë më të mirë të qytetarëve serbë në Kosovë.

“Interesimi për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë është i mirëseardhur, le të interesohet edhe Serbia, le t’iu jep përkrahje për jetë më të mirë. Kjo nuk na pengon neve që edhe ne t’i kryejmw obligimet tona ndaj qytetarëve tonë serbë të Kosovës, për një jetë më të mirë në Kosovë , tha ai.

Kreu i ekzekutivit ka thënë po ashtu se së shpejti priten takime të tjera konsultative me krerët shtetëror për çështjen e dialogut me Serbinë.

“Besoj se shumë shpejt do të ndodhin takime më konkrete. Kemi pasur konsulta të para, të ndërsjellta. Ju e dini, menjëherë pas kthimit prej Berlinit jemi takuar edhe me presidentin, edhe me kryeparlamentarin, ka qenë edhe z. Limaj, kam pasur takime edhe me z. Ahmeti, pra janë konsulta të rregullta, të vazhdueshme, që i mbajmë”, tha kryeministri.

Haradinaj nuk ka komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për bashkim të Kosovës me Shqipërinë.

 

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot