Haradinaj: Merkeli dhe Macroni ia kanë marrë dialogun Mogherinit

Haradinaj: Merkeli dhe Macroni ia kanë marrë dialogun Mogherinit

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë sot se do të ishte më e mençur që pala shqiptare të mbante një qëndrim të njëjtë në Samitin e Berlinit që u mbajt më 29 prill. Këtë deklaratë Haradinaj e bërë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të subjektit që ai e udhëheq, ku […]

Këtë deklaratë Haradinaj e bërë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të subjektit që ai e udhëheq, ku ka folur për situatën politike në vend, duke u treguar kritik për dy partitë opozitare, LDK-në dhe Vetëvendosjen, ndërsa përsëriti se nuk do të ketë pezullim të tarifës për mallrat që hyjnë nga Serbia.

Duke folur për Samitin e Berlinit, ai tha se kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ia kanë marrë çështjen e dialogut Mogherinit, gjë që sipas tij, tregon se më nuk ekziston tema e territoreve. Ai ka thënë po ashtu se rreziku i dorëzimit të sovranitetit ka kaluar për Kosovën. Sipas tij, janë tejkaluar edhe disa rreziqe, sikurse ai që ka qenë për largimin e mundshëm të Bonsteel-it nga Kosova. Po ashtu është shpëtuar edhe GJND-ja edhe sovraniteti i vet, pasi nëse vet Kosova nuk e hap vendimin e GJND-së, këtë nuk mund ta bëjë askush tjetër.

“Presidenti Macron dhe kancelarja Merkel kanë kërkuar nga unë suspendimin e taksës, për me e plotësu dialogun. Atëherë unë kam treguar se si çdo të dytën ditë duhet të shkoj në vende të shumta ku kanë ndodhur masakra në Kosovë, me qëndruar me familjarët që kanë shumë dhembje për njerëzit e vrarë, e përkundër kësaj situate të dhimbshme, u kam thënë se nuk kam hezituar të vijë në dialog pa asnjë kusht. Kështu që është me të vërtet jo parimore që njëra palë me u pranu me vendos kushte, në këtë rast Serbia. Dhe, në këso forme unë jam mbrojtur për mos heqjen e taksës”, ka thënë Haradianj, teksa ka folur edhe për qasjen e Ramës e Thaçit në takim.

“Është e vërtetë se kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi më kanë kërkuar që të kem mirëkuptim për dy udhëheqësit evropianë, dhe kjo është e kuptueshme. Ndoshta ka qenë më e mençur që ne, pala shqiptare, kryeministri Rama dhe presidenti Thaçi, të mbanin një qëndrim që nuk bënë me u kushtëzuar dialogu, për mua do të ishte më i l ehtë menaxhimi pastaj. E si ishte biseda, dua tua them 2-3 konstatime që janë dal aty. Përmbajtësisht është hequr nga tavolina çështja e kufirit dhe territoreve. Diçka tjetër që unë konsideroj se ka ndodhur, është se Merkel dhe Macron e kanë marrë dialogun, do te thotë dialogu i udhëhequr nga Mogherini më nuk ekziston”, tha më tej ai.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj