Hadërgjonaj tregon arsyen kryesore pse e zgjodhi Kosovën

Hadërgjonaj tregon arsyen kryesore pse e zgjodhi Kosovën

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj, të enjten ka vendosur ta lërë Përfaqësuesen e Zvicrës për ta përfaqësuar Kosovën. Futbollisti i skuadrës së Premier Leagues angleze, Huddersfieldit, ka zbuluar në një intervistë për “Sportin në KTV”, se kontaktet me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë nisur dy vjet më parë. Ai shpreson […]

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj, të enjten ka vendosur ta lërë Përfaqësuesen e Zvicrës për ta përfaqësuar Kosovën.

Futbollisti i skuadrës së Premier Leagues angleze, Huddersfieldit, ka zbuluar në një intervistë për “Sportin në KTV”, se kontaktet me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë nisur dy vjet më parë.

Ai shpreson se do të debutojë qysh në ndeshjet e qershorit ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Hadërgjonaj, tutje, ka shtuar se vendimin për të luajtur për Kosovën e ka pasur gjithmonë në kokën e tij.

Mbrojtësi 24-vjeçar që ka luajtur për të gjitha grupmoshat dhe një ndeshje me ekipin e parë të Zvicrës, ka theksuar se ka qenë shikues i rregullt i Kosovës dhe për ekipin ka lëvdata.

Kualifikimi në Euro 2020 për Hadërgjonajn, do të ishte e arritur e madhe për Kosovën.

Ai foli edhe për ndeshjet e radhës të Kosovës dhe më e veçanta, siç thotë ai, do të jetë ndaj Anglisë në Southampton.

Florent Hadërgjonaj është pjesë e Huddersfieldit, skuadër që ka rënë nga Premier League.

Por, ai beson se edhe edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit anglez apo në ndonjë ligë të fortë evropiane.

Në të kaluarën, Hadërgjonaj ka luajtur edhe në elitën e futbollit zviceran me Young Boysin, dhe në Bundesligën gjermane me Ingolstadtin.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin