Hadërgjonaj, futbollisti që dy vite i thoshte ‘PJO’ Kosovës – Kujtojmë kohën kur refuzonte Dardanët për Zvicrën

Hadërgjonaj, futbollisti që dy vite i thoshte ‘PJO’ Kosovës – Kujtojmë kohën kur refuzonte Dardanët për Zvicrën

Florent Hadërgjonaj më në fund i ka thënë ‘PO’ Kombëtares së Kosovës pasi që për dy vite e më shumë përgjigjja e tij ishte ‘PJO’ Futbollisti i Huddersfield Town, Florent Hadërgjonajn sot është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe nga qershori ai pritet të jetë pjesë e skuadrës së udhëhequr nga Bernard Challandes, raporton Periskopi. […]

Futbollisti i Huddersfield Town, Florent Hadërgjonajn sot është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe nga qershori ai pritet të jetë pjesë e skuadrës së udhëhequr nga Bernard Challandes, raporton Periskopi.

Ardhja e tij në Kombëatare padyshim është një plus i madh, pasi Florenti është mjaft i talentuar dhe sigurisht do ta rrisë konkurrencën në skuadër.

Image result for florent hadergjonaj vs liverpool

Por, 24 vjeçari kishte hezituar më herët që ta zgjidhte Kosovën. Ai gjithnjë tregonte dashuri për vendin e origjinës, por vendosi që t’i përfaqësojë Dardanët vetëm pasi Zvicra nuk po llogariste më në të.

Hadërgjonaj për vite të tëra është kërkuar nga FFK-ja dhe ka pasur bisedime të shumta, derisa vetë futbollisti kishte hezituar fillimisht që t’i jepte përgjigje Kosovës, pasi ëndërronte që të ishte pjesë e Zvicrës në Botërorin që u mbajt vitin e kaluar, por trajneri i Helvetikëve nuk e ftoi atë.

Hadergjonaj u lind në Langnau, Zvicër, nga prindër që kishin emigruar nga Kosova një dekadë më parë për të punuar në një fabrikë të paketimit të mishit. Kur e bëri paraqitjen e parë për Zvicrën në një ndeshje miqësore kundër Bjellorusisë në qershorin e vitit të kaluar, ai ia ka rritur vetes shanset edhe më shumë për të garuar kundër Neymarit në Kupën e Botës gjatë kësaj verës, ku Zvicra nisi kampanjën kundër Brazilit. Megjithatë, shumë njerëz mbeten të zhgënjyer – ata që deshën që Hadergjonaj të luante për Kosovën, shkruante e përditshmja britanike The Guardian në një artikull të publikuar në vitin e kaluar.

Image result for florent hadergjonaj the guardian

Hadërgjonaj fillimisht e kishte refuzuar Kosovën për Zvicrën dhe madje vendimin e tij e kishte cilësuar si shumë të vështirë, ani pse sot ai thotë se është i gatshëm që të luajë për fanellën më të bukur në botë, atë të Kosovës, shkruan Periskopi.

“Ishte vendim i vështirë, ngjashëm siç ishte edhe për lojtarët tjerë, si Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka”, kishte thënë Hadërgjonaj për The Guardian.

“Edhe ndaj tyre u bë presion. Sa më përket mua, familja ime vjen nga Kosova dhe unë shkoj atje një apo dy herë në vit për t’i vizituar të afërmit. Është situatë e vështirë sepse disa njerëz thonë: ‘E gjithë familja juaj vjen nga Kosova, duhet të luash për ta’ dhe të tjerët thonë: ‘Ti je lindur në Zvicër, duhet të luash për ta’. Lojtarët që ndodhen në këtë pozitë gjithmonë e kanë të vështirë. Unë mendoj se Zvicra më dha mundësinë për t’u rritur dhe të jem, do të thosha, djalosh i mirë; kam kaluar nëpër futbollin zviceran; Zvicra ia dha mundësinë prindërve të mi të krijonin diçka të mirë për vete, të ndërtonin diçka”.

Vetëm pasi humbi vendin e tij te Zvicra dhe nuk ftohej më të Helvetikët përsëri filluan të qarkullonin zërat se ai mund t’i bashkohet Kosovës.

Dhe tani gjithçka ka kuptim kur pas shumë spekulimeve që u bënë me muaj të tërë është vetë futbollisti që ka vendosur të luajë për Kosovën.

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë,” ka shkruar Hadërgjonaj sot në Facebook.

Florent, paç fat në Kombëtaren, e cila ashtu siç e ke kuptuar ti tani është më e bukura në botë. Dardanët do të presin ngrohtësisht edhe pse dikur i ke refuzuar./Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova