Golashënuesi i dytë më i mirë i Barçës në dy sezonet e fundit në CL është ”autogoli”

Dy sezonet e fundit të Barcelonës në Champions League do të mbahen mend, por jo për ndonjë arsye pozitive. Blaugranët u eleminuan nga kompeticioni elitar i futbollit në Evropë në mënyrë dramatike në dy vitet e fundit, duke mos arritur të ruajnë avantazh prej tre golave nga ndeshjet e para, transmeton Periskopi. Dhe të martën […]
Dy sezonet e fundit të Barcelonës në Champions League do të mbahen mend, por jo për ndonjë arsye pozitive.
Blaugranët u eleminuan nga kompeticioni elitar i futbollit në Evropë në mënyrë dramatike në dy vitet e fundit, duke mos arritur të ruajnë avantazh prej tre golave nga ndeshjet e para, transmeton Periskopi.
Dhe të martën mbrëma, skuadra e Ernesto Valverdes pësoi një prej goditjeve më të mëdha në Champions League, pasi u mposht 4-0 nga Liverpooli në ”Anfield”.

Sidoqoftë, statistikat e klubit në aspektin e shënimeve në dy sezonet e fundit në këtë kompeticion lënë shumë për të dëshiruar.
Kjo pasi ”autogoli” është në fakt golashënuesi i dytë më i mirë për klubin në dy vitet e fundit.
Messi – 18
Autogola – 6
Dembele – 4
Coutinho – 3
Pique – 3
Suarez & Rakitic – 2
Digne, Alcacer, Rafinha, Malcom & Alba – 1












