Gjyqtari i takimit Man City – Leicester bëri diçka shumë të çuditshme në fund të ndeshjes mbrëmë

Manchester City është shumë afër të fitojë titullin në Premier League, pasi mposhti Leicester Cityn të hënën mbrëma. Skuadra e Pep Guardiolas thjesht duhet ta fitojë edhe takimin e fundit për t’u shpallur kampione. “Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit kanë shijuar një fushatë fenomenale, por kjo skuadër e Cityt është diçka tjetër, transmeton Periskopi. “Qytetarët” […]
Manchester City është shumë afër të fitojë titullin në Premier League, pasi mposhti Leicester Cityn të hënën mbrëma.
Skuadra e Pep Guardiolas thjesht duhet ta fitojë edhe takimin e fundit për t’u shpallur kampione.
“Të Kuqtë” e Jurgen Kloppit kanë shijuar një fushatë fenomenale, por kjo skuadër e Cityt është diçka tjetër, transmeton Periskopi.
“Qytetarët” nuk ishin në formën më të mirë të hënën, por e rëndësishme është që arritën të nxjerrin pikë të plota nga përballja, derisa golin e vetëm e shënoi Vincent Kompany nga distanca.

Sidoqoftë, derisa kishin mbetur vetëm edhe disa sekonda deri në vërshëllimën e fundit, djelmoshat e Pep Guardiolas fituan një goditje dënimi afër këndores.
Gjyqtari i takimit, Mike Dean, e shëndrroi veten në figurë qesharake, derisa humbi kohë duke e spërkatur fushën me sprej nga ku do të goditej gjuajtja e dënimit.
Pataj, para se City të gjuante, ai dha sinjalin për përfundimin e ndeshjes.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Mike Dean just spent a load of time spraying the lines onto the pitch for a free kick and then he blew the whistle for full time before it was taken. Tremendous shithousing ??? pic.twitter.com/Pyms5FQOUr
— Limpar33 (@Limpar33) May 6, 2019












