Gjyqtari famëkeq ka dhënë një deklaratë interesante për ndeshjen Chelsea-Barcelona më 2009

E hëna markoi përvjetorin e dhjetë të një prej ndeshjeve më kundërthënëse në histori të sportit. Përballja e dytë e gjysmëfinales së Champions Leagues mes Chelseat dhe Barcelonës, përgjithmonë do të mbahet mend nga ata që e shikuan nga tribunat dhe nga televizori, transmeton Periskopi. Gjyqtari i takimit, Tom Henning Ovrebo refuzoi të akordonte penallti […]
E hëna markoi përvjetorin e dhjetë të një prej ndeshjeve më kundërthënëse në histori të sportit.
Përballja e dytë e gjysmëfinales së Champions Leagues mes Chelseat dhe Barcelonës, përgjithmonë do të mbahet mend nga ata që e shikuan nga tribunat dhe nga televizori, transmeton Periskopi.
Gjyqtari i takimit, Tom Henning Ovrebo refuzoi të akordonte penallti për Chelsean në katër raste.
Disa ishin shumë të qarta, por si nuk u vërejt prekja e qartë e topit me shuplakën e dorës nga Gerard Pique, është ende mister.

Gjyqtari në fjalë tani është hapur rreth ndodhive të asaj nate, duke pranuar se uron të kishte VAR-in në dispozicion atë kohë.
”Uroj të kisha ndihmën e VAR-it atë natë,” tha Ovrebo në një intervistë për ‘Panenka’.
”Pas pjesës së parë, asistenti im dhe unë menduam se kishim kontrollin.
”Në fund të ndeshjes, megjithatë, unë nuk e kisha atë ndjesi. Kur shkova në zhveshtore mendova: ‘në rregull, Tom Henning, kjo nuk ishte nata jote më e mirë.” /Periskopi.com/












