Gjuriq – Evropës: Duhet të reagoni ndaj Thaçit, u provokoi keq me deklaratën për Shqipërinë e Madhe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se Evropa duhet të reagojë ndaj promovimit që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke i bërë sipas tij Shqipërisë së Madhe. Ai ka thënë se veprimi i Thaçit është shuplakë për Evropën, prej të cilëve ka kërkuar ta dënojnë deklaratën e […]
Ai ka thënë se veprimi i Thaçit është shuplakë për Evropën, prej të cilëve ka kërkuar ta dënojnë deklaratën e Thaçit për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kjo është shuplakë jo vetëm për Serbinë por edhe për Evropën dhe i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojnë luftën dhe sjelljen e presidentit të institucioneve të përkohshme të Prishtinës”, ka shkruar Gjuriq në Facebook.
“Shpresoj që bashkësia ndërkombëtare, sidomos pjesa që i ka mbyllur sytë para veprimeve katastrofale të Prishtinës, që më në fund të gjejë fjalët për të dënuar sjelljen luftënxitëse dhe anticivilizuese të Thaçit”.












