Gjilani apo Besa? Sot luftohet për një vend në Superligë

Sot, e enjte, luhet ndeshja e parë e barazhit derisa dy skuadra luftojnë për një vend në Superligën e Kosovës nga edicioni i ardhshëm. Gjilani luan kundër Besës për pjesmarrje në elitën e futbollit kosovar, që pritet të jetë edhe më atraktiv pasi katër skuadra bien në Ligën e Parë, shkruan Periskopi. Gjilani do të […]
Sot, e enjte, luhet ndeshja e parë e barazhit derisa dy skuadra luftojnë për një vend në Superligën e Kosovës nga edicioni i ardhshëm.
Gjilani luan kundër Besës për pjesmarrje në elitën e futbollit kosovar, që pritet të jetë edhe më atraktiv pasi katër skuadra bien në Ligën e Parë, shkruan Periskopi.

Gjilani do të jetë pa Fisnik Papuçin dhe Semir Hadzibulic në ndeshjen e sotme, derisa Besa nuk mund të llogaritë në Florent Qorrajn dhe Fetim Kasapit.
Ndeshja fillon nga ora 16:00 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Kujtojmë se Gjilani përfundoi në vendin e 10-të në Superligë këtë fushatë, ndërsa Besa në të tretin në Ligën e Parë. /Periskopi.com/












