Ambasadori amerikan i reagon Serbisë për gjeneralin e dënuar për krime lufte: Turp i madh që e latë të marshojë

Ambasadori amerikan i reagon Serbisë për gjeneralin e dënuar për krime lufte: Turp i madh që e latë të marshojë

Parada ushtarake e Serbisë që është mbajtur sot në Nish, është udhëhequr nga gjenerali serb, Vladimir Lazareviç, ish-komandant i armatës së tretë që ka vepruar gjatë kohës së ish-Jugosllavisë në Prishtinë. Lazareviç është dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet për krime kundër njerëzimit, për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe për […]

Lazareviç është dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet për krime kundër njerëzimit, për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe për trajtime çnjerëzore.

Në këtë paradë ushtarake madje Lazareviçit i ishte dhënë edhe një fjalë rasti, ku kishte thurur lavde për triumfin e Serbisë, kundër shteteve të cilat tashmë edhe kanë krijuar paktin e NATO-s.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott.
Ai një vendim të tillë të autoriteteve serbe e ka quajtur një trup të madh.

“Është një turp që një i dënuar për krime lufte të marshoj përpara atyre të cilët tregojnë respekt ndaj aleatëve të cilët vdiqën duke luftuar për paqe dhe drejtësi në Evropë. Dita e Evropës- Vlerat Evropiane”, ka shkruar Scott në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Për një paradë të tillë kanë shkruar edhe mediat e mëdha botërore. Ëashington Post paradën e sotme ushtarake të Serbisë, e ka cilësuar si tregim force për Kosovën, dhe rritje të aleancës ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Ndër të tjera, në artikullin e gazetës amerikane, thuhet se çfarëdo ndërhyrje ushtarake e Serbisë në Kosovë, do të bënte që forcat serbe të përballeshin me paqeruajtësit e NATO-së.

Në këtë paradë ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili ka thënë se shpreson që të mos vjen puna që të përdoren ato armë, por që thotë se në rast të ndonjë konflikti ato do të përdoren ndaj agresorit.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik