Gerrard: Më ka ikur anija për pak, dua ta veshë fanellën dhe të luaj për këtë trajner

Steven Gerrard ka thënë se do të dëshironte shumë që të luante nën urdhërat e Jurgen Kloppit Steven Gerrard aktualisht është trajner i klubit të njohur skocez, Rangers, derisa në të kaluarën e tij si futbollist ka qenë për 17 vite pjesë e Liverpoolit dhe njihet si një legjendë e këtij klubi, shkruan Periskopi. Gerrad, […]
Steven Gerrard aktualisht është trajner i klubit të njohur skocez, Rangers, derisa në të kaluarën e tij si futbollist ka qenë për 17 vite pjesë e Liverpoolit dhe njihet si një legjendë e këtij klubi, shkruan Periskopi.
Gerrad, i cili sot feston ditëlindjen e 39-të ka folur për Jurgen Kloppin dhe ka thënë se është pak i pafat që nuk ka mundur të luajë nën urdhërat e tij.
“Kam pasur shumë biseda me të. Ai është nj libër i hapur, ai më fton në zyren e tij. Jam mrekullisht me fat dhe i bekuar që më bëhet ajo ftesë,” ka thënë fillimisht Gerrard.

Anglezi tutje thotë se nuk kishte fat për të luajtur për Jurgen Kloppin.
“Dhe ajo që më mbetet në mendjen time është: Imagjinoje sikur të mund të luaja për të. Nuk isha mjaftueshëm me fat për të luajtur për Jurgen Klopp. Ndoshta jam shumë i vjetër. Ndoshta ‘më ka ikur anija për pak’. Por, jam xheloz për lojtarët e Liverpoolit.
“Kur largohem nga qendra stërvitore, cërtetë dua të kthehem përsëi dhe të ulem me të. Dua ta veshë fanellën dhe të luaj për të, të vrapoj dhe të vrapoj shumë. Ai është infektues, ai është inspirues,” përfundoi legjenda e Liverpoolit. /Periskopi/












