Gazetarët shpërfillin keq një prej trajnerëve më të mirë në Premier Ligë (Foto)

Liverpool mposhti dje Wolverhampton Wanderersin 2 me 0 në Anfield Road, por pa mundur që ta festonte titullin e Premier Ligës pasi Manchester City në anën tjetër kishte mposhtur Brightonin si mysafir. Vëmendja e gazetarëve ishte e përqendruar krejtësisht te trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, dhe më pas te festa e lojtarëve të Manchester Cityt […]
Liverpool mposhti dje Wolverhampton Wanderersin 2 me 0 në Anfield Road, por pa mundur që ta festonte titullin e Premier Ligës pasi Manchester City në anën tjetër kishte mposhtur Brightonin si mysafir.
Vëmendja e gazetarëve ishte e përqendruar krejtësisht te trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp, dhe më pas te festa e lojtarëve të Manchester Cityt në Brighton, shkruan Periskopi.
Kjo e la trajnerin Nuno Esprito Santo, një ndër më të mirët në Premier Ligë, që ia doli ta zinte vendin e 7, krejtësisht të vetëm në konferencën për shtyp. Më pas, në konferencë u fut një gazetar i cili i dëgjoi ato që trajneri portugez kishte për të thënë. /Periskopi













