Gazeta katalunase bëri një gabim trashanik pas ndeshjes Liverpool-Barça mbrëmë

Barcelona sigurisht kishte menduar se është kualifikuar për në finale të Champions Leagues. Kur u dëgjua vërshëllima e fundit në fitoren 3-0 në ndeshjen e parë kundër Liverpoolit, u duk sikur përballja e dytë gjysmëfinale kishte përfunduar dhe se masterklasi i Lionel Messit i kishte dërguar ata në finalen e Madridit. Jo vetëm kjo, por […]
Barcelona sigurisht kishte menduar se është kualifikuar për në finale të Champions Leagues.
Kur u dëgjua vërshëllima e fundit në fitoren 3-0 në ndeshjen e parë kundër Liverpoolit, u duk sikur përballja e dytë gjysmëfinale kishte përfunduar dhe se masterklasi i Lionel Messit i kishte dërguar ata në finalen e Madridit.
Jo vetëm kjo, por fansat menduan se Barcelona kishte mësuar nga gabimet e sezonit të kaluar, kur ishte eleminuar nga Roma, pavarësisht se ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 4-1, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, Liverpooli kishte ide tjera dhe arriti të kompletojë rikthimin sensacional, duke triumfuar me rezultat 4-0 në përballjen e dytë.

Dhe derisa ky rezultat u prit me ngazëllim në Angli, kritikat për Barcelonën nuk patën të ndalur në Spanjë.
Gazeta me bazë në Kataluni, “Sport” e cila – pavarësisht se më vonë e cilësoi rezultatin si turpërim që do të mbahet mend nga historia – kishte përpiluar një video më herët ku e kishte paraqitur Barçën si triumfuese.
Pastaj, “Sport” harroi ta fshinte postimin që ishte programuar të postohej pas ndeshjes, derisa video u postua në rrjetet sociale, duke shkaktuar konfuzitet të madh pasi Liverpooli tashmë ishte kualifikuar.
Në video shkruhej: “Në trofeun Joam Gamper, Leo Messi premtoi se këtë sezon Barça do ta fitonte Champions Leaguen.

“Tani ka mbetur vetëm edhe një hap që fjala e kapitenit të përmbushet.
“FC Barcelona do të luajë në finalen e nëntë të Champions Leagues, pasi kaloi sfidën kundër Liverpoolit.
“Tani vetëm duhet ta kuptojmë me cilën skuadër do të ndeshet skuadra e Valverdes. A do të jetë Ajaxi apo Tottenhami?” /Periskopi.com/












