Gattuso pas dështimit të Milanit: Jam i shkatërruar copa-copa

Gennaro Gattuso ka thënë se do ta konsiderojë të ardhmen e tij sepse ndihet i shkatërruar copa-copa pas një sezoni rraskapitës në Serie A, pas të cilit Milani i tij dështoi për pak ta sigurojë kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Milani e mbylli sezonin me fitore 3:2 ndaj SPAL-it, e cila […]

Milani e mbylli sezonin me fitore 3:2 ndaj SPAL-it, e cila nuk qe e mjaftueshme për ta kaluar rivalin e moçëm, Interin, apo Atalantën në renditjen tabelore, pasi kuqezinjtë ngelen një pikë mbrapa, transmeton Gazeta Express.

Për të ardhmen e Gattusos është spekuluar vazhdimisht gjatë sezonit, por legjenda kuqezi – i cili u emërua trajner në vitin 2017 – është i etur ta dëgjojë vlerësimin e klubit për punën e tij.

“E falënderoj ekipin. Jam krenar që e mbyllem me 69 pikë, edhe nëse dhemb që nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve. Puna e trajnerit duhet të vlerësohet nga klubi dhe nga ekspertët. Do të takohem me klubin dhe do të bisedojmë. Dua t’i dëgjoj ata çfarë kanë për të thënë për punën time”, tha Gattuso për DAZN.

Trajneri italian thotë se do ta konsiderojë të ardhmen sepse ndihet i shkatërruar mendërisht.

“Unë ndiej shumë histori me këtë klub, kam ndier më shumë presion sesa që është dashur, mbase. Mezi flija gjumë këta 18 muajt e fundit, jam i shkatërruar copa-copa mendërisht dhe këtë duhet ta konsideroj”, theksoi ai.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova