Gary Neville tallet brutalisht me Liverpoolin pasi Man City fiton titullin në Premier League

Shumica e fansave të Manchester Unitedit mezi prisnin që Liverpooli ta humbte titullin e Premier Leagues. Gary Neville është një njeri që vazhdimisht ka qenë kundër shpalljes kampionë të “Të Kuqve”. Manchester City fitoi titullin e dytë rresht, pasi mposhti Brightonin të dielën, derisa Liverpooli duhet të kënaqet me vendin e dytë si nënkampion, shkruan […]
Shumica e fansave të Manchester Unitedit mezi prisnin që Liverpooli ta humbte titullin e Premier Leagues.
Gary Neville është një njeri që vazhdimisht ka qenë kundër shpalljes kampionë të “Të Kuqve”.
Manchester City fitoi titullin e dytë rresht, pasi mposhti Brightonin të dielën, derisa Liverpooli duhet të kënaqet me vendin e dytë si nënkampion, shkruan Periskopi.
Legjenda e klubit nga “Merseyside”, Jamie Carragher shfrytëzoi Twitterin pas ndeshjeve për ta uruar Man Cityn.
Congratulations to Man City worthy winners of the PL, great effort from LFC & 1 more win away from number 6 don’t forget! Man United can’t beat Cardiff & the blues are as bad as ever!! #UpTheReds
— Jamie Carragher (@Carra23) May 12, 2019
Ai shkroi: “Urime Man Cityt për triumfin e merituar, përpjekje e madhe nga LFC dhe një fitore larg numrit 6, mos harroni! Man United nuk mundi ta mposht Cardiffin, derisa ‘Të Kaltërit’ janë më të dobët se kurrë.”
Neville e pa postimin e Carragherit dhe nuk mundi të qëndronte pa iu përgjigjur.
Ai reagoi duke postuar një foto-motazh të Liverpoolit duke festuar vendin e dytë. /Periskopi.com/
Great season mate well done! https://t.co/dA3bSf6FuS pic.twitter.com/Fq9pcEdWiR
— Gary Neville (@GNev2) May 12, 2019












