Flet heroi i Liverpoolit pas magjisë në ‘Anfield’: Isha i nevrikosur me Kloppin

Georgionio Wijnaldum së bashku me Divock Origin ishin dy heronjtë e Liverpoolit sonte, derisa të dy shënuan nga dy gola në triumfin sensacional, 4-0, të ”Të Kuqve” kundër Barcelonës, për të kaluar në finale të Champions Leagues. Është e vështirë ta përshkruajmë me fjalë atë që ndodhi sonte në ”Anfield”, por krejt çka mund të […]
Georgionio Wijnaldum së bashku me Divock Origin ishin dy heronjtë e Liverpoolit sonte, derisa të dy shënuan nga dy gola në triumfin sensacional, 4-0, të ”Të Kuqve” kundër Barcelonës, për të kaluar në finale të Champions Leagues.
Është e vështirë ta përshkruajmë me fjalë atë që ndodhi sonte në ”Anfield”, por krejt çka mund të themi është se ëndrra mund të bëhet realitet sa hap e mbyll sytë.

“Është e pabesueshme. Pas ndeshjes në Spanjë, kishim besim se mund t’i shënonim katër gola në shtëpi dhe të fitonim 4-0”, ka thënë Wijnaldum pas vërshëllimës së fundit.
“Mendoj se njerëzit jashtë klubit nuk kanë menduar se mund t’ia dilnim, por ne kemi treguar se gjithçka është e mundur”.
“Isha vërtet i nevrikosur me trajnerin dhe doja t’i tregoja se çfarë mund të bëja”. /Periskopi.com/












