Fjalimi i Kloppit që motivoi lojtarët e Liverpoolit për ta turpëruar Barçën: Dilni në fushë dhe tregoni se keni b**e

Liverpooli e mposhti Barcelonën me rezultat 4-0 në Anfield dhe kështu u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve Liverpooli përmbysi rezultatin 3-0 nga ndeshja e parë kundër Barcelonës dhe me një paraqitje mbresëlënëse në Anfield arriti që t’i shënojë 4 gola kundër spanjollëve, shkruan Periskopi. Jurgen Klopp padyshim që është njëri nga strategët më […]
Liverpooli përmbysi rezultatin 3-0 nga ndeshja e parë kundër Barcelonës dhe me një paraqitje mbresëlënëse në Anfield arriti që t’i shënojë 4 gola kundër spanjollëve, shkruan Periskopi.
Jurgen Klopp padyshim që është njëri nga strategët më të mëdhenj që njeh bota e futbollit.
Dejan Lovren ka zbuluar fjalimin e Kloppit para ndeshjes me Barcelonën.
“Ai na tha ‘djema besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15, 20 minutat e para, besoni se mund të shënojmë në minutat 65-të, 66-të ose 67-të. Një herë e bëmë kundër Dortmundit, ne mund ta bëjmë përsëri sonte. Krejt çka duhet është që të tregoni se keni b**le’,” ka thënë Lovren.
Ndryshe, Liverpooli në finale të Madridit do të përballet me fituesin e ndeshjes Ajax-Tottnham që luhet sonte me fillim nga ora 21:00. /Periskopi/












