Fjalët e para të Contes si trajner i Interit

Antonio Conte është emëruar trajner i ri i Interit, të premten pasdite. Italiani zëvendësoi në këtë post Luciano Spallettin, i cili i stabilizoi “Nerazzurrët” si skuadër pretendente për pjesmarrje në Champions League në dy sezonet e tij, transmeton Periskopi. “Përshtypjet e mia të para ishin pozitive,” tha Conte në prononcimin e tij të parë si […]
Antonio Conte është emëruar trajner i ri i Interit, të premten pasdite.
Italiani zëvendësoi në këtë post Luciano Spallettin, i cili i stabilizoi “Nerazzurrët” si skuadër pretendente për pjesmarrje në Champions League në dy sezonet e tij, transmeton Periskopi.
“Përshtypjet e mia të para ishin pozitive,” tha Conte në prononcimin e tij të parë si trajner i Interit.
“Për mua, është eksperiencë e re, kapitull i ri në jetën time, sfidë e re. Për këtë jetoj dhe jam vërtetë i ngazëllyer të filloj këtë kapitull të ri.
“Dëshiroj ta falenderoj Presidentin për fjalët e bukura. Me punën time do të mundohem ta shpaguaj gjithë këtë besim që klubi dhe drejtorët e kanë në mua.” /Periskopi.com/












