Fitore komode për Barçën, befasohet Real Madridi

Fitore komode për Barçën, befasohet Real Madridi

Barcelona ka regjistruar një fitore komode me rezultat 2-0 kundër Getafes, të dielën mbrëma. Ishte vetëm një tjetër ndeshje formale për blaugranët, të cilët javë më parë kanë siguruar titullin e kampionit në La Liga. Arturo Vidal në minutën e 39-të dhe Lionel Messi në minutën e 89-të shënuan golat e ndeshjes, transmeton Periskopi. Pas […]

Barcelona ka regjistruar një fitore komode me rezultat 2-0 kundër Getafes, të dielën mbrëma.

Ishte vetëm një tjetër ndeshje formale për blaugranët, të cilët javë më parë kanë siguruar titullin e kampionit në La Liga.

Arturo Vidal në minutën e 39-të dhe Lionel Messi në minutën e 89-të shënuan golat e ndeshjes, transmeton Periskopi.

Pas kësaj disfate, Getafe bie në pozitën e pestë me 58 pikë, aq sa ka edhe Valencia e cila renditet një vend më lartë.

Në anën tjetër, Reali ka pësuar disfatë befasuese si mysafir i Real Sociedadit me rezultat 3-1.

? FP: @RealSociedad 3-1 @realmadrid
⚽ Merino 26′, Zaldua 57′, Barrenetxea 67′; @Brahim 6′#RMLiga pic.twitter.com/ElkbwsPTes

— Real Madrid C.F.⚽ (@realmadrid) May 12, 2019


Krejt çka arriti të bëjë Reali ishte të shënonte një herë në minutën e gjashtë me anë të Brahim Diazit, derisa shënimet nga Merino (26′), Joseba Zaluda (57′) dhe Ander Barrenetxea (67′), ia siguruan fitoren nikoqirëve.

Kujtojmë se Reali luajti me 10 futbollistë në fushë nga minuta e 39-të, kur Jesus Callejon u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj disfate, Reali mbetet në pozitën e tretë me 68 pikë, ndërsa Sociedadi renditet në vendin e tetë me 50 pikë. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova