Fitore e vështirë por e rëndësishme për Milanin

Milani ka arritur një fitore të vështirë me rezultat 1-0 si mysafir i Fiorentinës, të shtunën mbrëma. ”Rossonerët” duhej të fitonin medoemos për të qëndruar në garë për top katërshe, ku po luftojnë kokë më kokë me rivalin lokal, Interin. Golin e fitoren për skuadrën e Gennaro Gattusos e shënoi Hakan Calhanoglu në minutën e […]
Milani ka arritur një fitore të vështirë me rezultat 1-0 si mysafir i Fiorentinës, të shtunën mbrëma.
”Rossonerët” duhej të fitonin medoemos për të qëndruar në garë për top katërshe, ku po luftojnë kokë më kokë me rivalin lokal, Interin.
Golin e fitoren për skuadrën e Gennaro Gattusos e shënoi Hakan Calhanoglu në minutën e 35-të, pas një krosimi në zonë nga Suso.
Shënime të tjera nuk pati, kështu Milani tani i afrohet në vetëm një pikë Interit.
Pas 35 ndeshjeve të zhvilluara, Milani grumbullon 62 pikë dhe renditet në vendin e pestë, me një më pak se Interi. /Periskopi.com/












