Fitoi trofeun e parë në karrierë si trajner – ja çka tha Sarri pas triumfit të mbrëmshëm

Maurizio Sarri i dha fund një periudhe jo shumë komode në Angli, duke fituar trofeun e Europa Leagues në fund. Tekniku italian është kritikuar shumë këtë fushatë në Ishull, por pavarësisht kësaj, ai arriti ta drejtonte skuadrën drejt vendit të tretë në Premier League dhe triumfit në Europa League, transmeton Periskopi. “Sezoni ishte i mirë, […]
Tekniku italian është kritikuar shumë këtë fushatë në Ishull, por pavarësisht kësaj, ai arriti ta drejtonte skuadrën drejt vendit të tretë në Premier League dhe triumfit në Europa League, transmeton Periskopi.
“Sezoni ishte i mirë, por tani që fituam Europa Leaguen u bë i jashtëzakonshëm. Nuk është e lehtë të ambientohesh në një kampionat si ai anglez, kam hasur probleme, por prej shkurtit raporti me lojtarët ka ndryshuar. Ndoshta kam ndryshuar edhe unë”, tha Sarri në deklaratën pas ndeshjes.

Rreth Hazardit dhe transferimit të tij te Real Madridi: “Më vjen keq, sepse është i jashtëzakonshëm dhe mund të përmirësohet ende”.
Për largimin e tij nga klubi: “Tani do të festojmë, nesër do bëjmë bilancin e sezonit. Kam edhe 2 vite kontratë, por duhet të takohem detyrimisht me klubin.“Më bëhet qejfi për komplimentet e Napolit.
“Napolitanët e dinë shumë mirë sa i dua dhe e dinë që vitin e shkuar zgjodha të ikja nga Italia për të mos shkuar në ndonjë ekip tjetër në Itali. Megjithatë, ky profesion mund të të detyrojë të ndjekësh rrugë të ndryshme, që nuk do e prishnin raportin që kam me Napolin. Këtë trofe ua dedikoj tifozëve të Napolit, si dhe lojtarëve që munguan në finale për shkak të lëndimeve: Loftus-Cheek, Hudson-Odoi e Rudiger”.












