Finalja e Ligës së Kampionëve: Fansat e Liverpoolit nga Kosova premtojnë spektakël në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

Liverpooli këtë të shtunë do të luajë me Tottenhamin në finale të Ligës së Kampionëve Ky takim po pritet me shumë entuziazëm edhe nga tifozët e Liverpoolit që janë nga Kosova, shkruan Periskopi. Liverpooli shquhet për tifozërinë e zjarrtë, derisa ka një numër të madh të tyre edhe në Kosovë. Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të […]
Ky takim po pritet me shumë entuziazëm edhe nga tifozët e Liverpoolit që janë nga Kosova, shkruan Periskopi.
Liverpooli shquhet për tifozërinë e zjarrtë, derisa ka një numër të madh të tyre edhe në Kosovë.
Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të gjithë tifozët e Liverpoolit nga Kosova do të mblidhen për të shikuar ndeshjen finale kundër Tottenhamit.
Organizatori i kësaj ngjarje është operatori i Kujtesa Sport si dhe tifozët e Liverpoolit.
Ndryshe, edhe vitin e kaluar ishte një organizim i tillë, por tifozët e Liverpoolit u zhgënjyen pasi u mposhtën nga Real Madridi 3-1. /Periskopi/













