Feronikeli hap gjigant drejt titullit, përfundim dramatik në ‘Fadil Vokrri’

Feronikeli ka mposhtur Dritën në terren të vetë me rezultat të thellë 4-1, derisa Prishtina ka mposhtur Llapin krejt në fund në “Fadil Vokrri”. Kështu, “Nikli” bën një hap të madh drejt titullit kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të sezonit, shkruan Periskopi. Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Kastriot Rexha […]
Kështu, “Nikli” bën një hap të madh drejt titullit kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të sezonit, shkruan Periskopi.
Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Kastriot Rexha (33′, 74′), Da Silva (47′) dhe Mendurim Hoti (85′).
Golin e vetëm për Dritën e shënoi Filonit Shaqiri në minutën e 62-të.

Në anën tjetër, Prishtina arriti fitoren kundër llapianëve në mënyrë dramatike, me anë të një goli nga Mërgim Pefqeli, dy minuta para përfundimit të takimit.
Në përballjen tjetër që u zhvillua sot, Liria ka mposhtur KEK-un me rezultat 3-1.
Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në përfundim të kampionatit, Feronikeli kryeson në tabelë me 74 pikë, e përcjellur nga Prishtina, e cila ka vetëm dy pikë më pak.
Llapi, i cili gati sa është përshëndetur nga lufta për titull pas kësaj humbje, pozicionohet në vendin e tretë me 69 pikë. /Periskopi.com/












