Fansi i Tottenhamit martohet me fansen e Liverpoolit natën e finales së CL – planifikojnë diçka brilante

Të gjithë ndonjëherë kemi marrë ndonjëherë ndonjë ftesë në të njejtën kohë me një ndeshje të madhe futbolli. Disa evente mund t’i shmangim më me lehtësi se të tjerat, shkruan Periskopi. Martesat janë më të vështirat dhe më të çuditshmet të shmangen. Nëse jeni ftuar atëherë nënkuptohet që jeni shumë të rëndësishëm për çiftin. Shumë […]
Disa evente mund t’i shmangim më me lehtësi se të tjerat, shkruan Periskopi.
Martesat janë më të vështirat dhe më të çuditshmet të shmangen. Nëse jeni ftuar atëherë nënkuptohet që jeni shumë të rëndësishëm për çiftin.
Shumë fansa të Liverpoolit dhe Tottenhamit do të përballen me këtë problem të shtunën.

A të shkojnë në martesë, apo të refuzojnë ftesën për të shikuar finalen e Champions Leagues?
Mirëpo, një çift po planifikon ta shfaq ndeshjen natën e martesës – sepse janë fansa të të dy skuadrave të përfshira.
Fansja e Liverpoolit, Abby Norman dhe fansi i Totenhamit, James Alexander, po përkujdesen që të ftuarit në dasmën e tyre të mos e humbasin ndeshjen.
“Ne u tallëm dhe qeshëm se mund të ndodh, por nuk menduam se vërtetë do të ndodhte. Pas ndeshjes kundër Tottenhamit të mërkurën, telefonat tonë po çmendeshin,” tha Abby.
Do you live in a united (United) home, like @EamonnHolmes and @RuthieeL… or do you and your family support different teams, like today’s guests Abby and James?! pic.twitter.com/Yhss6dvy8G
— This Morning (@thismorning) May 30, 2019
“James ishte në fakt në Londër atë kohë dhe nuk mund ta besonim se kishte ndodhur [finalja Tottenham-Liverpool].”
Të pyetur nëse kanë konsideruar të shtyejnë martesën, James u përgjigj me: “Jo, asnjëherë nuk menduam ta anulojmë, thjesht e dinim se duhet ta transmetonim ndeshjen.”
Çifti po planifikon t’i ndajë fansat e Liverpoolit me ata të Tottenhamit për ndeshjen gjatë ceremonisë. /Periskopi.com/












