Fansi i Liverpoolit krijon video të çuditshme nga fitorja kundër Barcelonës para finales së CL

Brenda 24 orëve të çmendura më herët këtë muaj, Liverpoolit dhe Tottenhami siguruan nga një vend në finalen e Champions Leagues në mënyrë jashtëzakonisht dramatike. Skuadra e Jurgen Kloppit demantoi të gjithë duke mposhtur 4-0 Barçën në “Anfield”, në atë që do të mbahet mend si rikthimi më i madh në histori të kompeticionit, transmeton […]
Brenda 24 orëve të çmendura më herët këtë muaj, Liverpoolit dhe Tottenhami siguruan nga një vend në finalen e Champions Leagues në mënyrë jashtëzakonisht dramatike.
Skuadra e Jurgen Kloppit demantoi të gjithë duke mposhtur 4-0 Barçën në “Anfield”, në atë që do të mbahet mend si rikthimi më i madh në histori të kompeticionit, transmeton Periskopi.

Natën pasuese, Tottenhami dhuroi një tjetër rikthim të jashtëzakonshëm kundër Ajaxit, duke u rikthyer nga një deficit 2-0 për ta fituar në fund ndeshjen 3-2, falë një hat-tricku nga Lucas Moura.
Këto dy rezultate na dhuruan finalen e parë angleze në Champions League që nga viti 2008, kur Manchester United dhe Chelsea u ndeshën kokë më kokë në Moskë.
Sidoqoftë, një natë para finales, është publikuar një video e çuditshme por interesante që sigurisht se do t’i ngazëllejë fansat e Liverpoolit para finales.
Shikoni më poshtë, /Periskopi.com/
Brilliantly weird ?https://t.co/2gkEEe8q68
— Best of Football (@BestofFootball8) May 31, 2019












