Fansat e kritikojnë Kloppin pse nuk e aktivizoi Shaqirin më shpesh, kërkojnë që ai të startojë në finale

Xherdan Shaqiri ka pasur një sezon mjaftë dinjitoz me Liverpoolin këtë fushatë, “Të Kuqtë” luftuan për titull deri në ditën e fundit, derisa kanë siguruar edhe finalen e Champions Leagues, aty ku do të takohen me Tottenhamin, transmeton Periskopi. Sidoqoftë, të çuditshme po konsiderohen vendimet e Jurgen Kloppit për të mos i dhënë më shumë […]
Xherdan Shaqiri ka pasur një sezon mjaftë dinjitoz me Liverpoolin këtë fushatë,
“Të Kuqtë” luftuan për titull deri në ditën e fundit, derisa kanë siguruar edhe finalen e Champions Leagues, aty ku do të takohen me Tottenhamin, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, të çuditshme po konsiderohen vendimet e Jurgen Kloppit për të mos i dhënë më shumë hapësira Shaqirit.
Anësori kosovar ka qenë krucial për skuadrën gati sa herë që është aktivizuar, por kjo nuk e ka bindur teknikun gjerman që ta inkuadrojë atë rregullisht.
Tani, pas humbjes së titullit, fansat e klubit nga “Merseyside” kanë pasur kohë të reflektojnë, duke kritikuar Kloppin që nuk i dha më shumë minuta Shaqës.
Një mbështetës madje ka kërkuar që ai të inkuadrohet në finalen e Champions Leagues. /Periskopi.com/
















