Fansat e klubit të Hadërgjonajt nuk kanë ide se Kosova është shtet, mendojnë se jemi klub

Mbrojtësi i djathtë i Huddersfield Townit, Florent Hadërgjonaj të enjten pasdite i tha “po” Kosovës, derisa ka pranuar të marrë shtetësinë e Republikës. Kjo nënkupton se ai, nga tani e tutje, do të jetë i disponueshëm pë t’u ftuar nga trajneri i Kombëtares, Bernard Challandes, shkruan Periskopi. Në njoftimin e Hadërgjonajt në Facebook se do […]
Kjo nënkupton se ai, nga tani e tutje, do të jetë i disponueshëm pë t’u ftuar nga trajneri i Kombëtares, Bernard Challandes, shkruan Periskopi.
Në njoftimin e Hadërgjonajt në Facebook se do të luajë për Kosovën, fansat anglezë kanë reaguar me disa komente qesharake.

Si duket, fansat e skuadrës angleze nuk e kanë ide se Kosova është shtet, derisa me komenet e tyre kanë lënë të nënkuptohet se ata mendojnë se Hadërgjonaj është transferuar te një klub tjetër.
“Të gjitha të mirat, Flo. Faleminderit për atë që bëre me ‘Terriers’,” shkroi një komentues.
“Paq fat në të ardhmen, Flo, ka qenë fantastike që të kishim në qytet,” shkroi një tjetër. /Periskopi.com/














