Europa League: A do të kemi finale krejtësisht angleze?

Arsenali dhe Chelsea zhvillojnë ndeshjet e tyre sonte në gjysmëfinale të Europa Leagues, kundër Valencias respektivisht Eintracht Frankfurtit. Chelsea, kundër gjermanëve, sonte luan në shtëpi me fillim nga ora 21:00, derisa ndeshja e parë në Frankfurt kishte përfunduar me rezultat 1-1, shkruan Periskopi. Në anën tjetër, Arsenali udhëton drejt Spanjës me një avantazh prej 3-1 […]
Chelsea, kundër gjermanëve, sonte luan në shtëpi me fillim nga ora 21:00, derisa ndeshja e parë në Frankfurt kishte përfunduar me rezultat 1-1, shkruan Periskopi.
Në anën tjetër, Arsenali udhëton drejt Spanjës me një avantazh prej 3-1 nga përballja e parë dhe është favorit absolut për ta kaluar në finale.
Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00, dhe nëse Arsenali dhe Chelsea kalojnë me sukses sfidat e sontme, do të kishim finale krejtësisht angleze në dy kompeticionet më prestigjioze evropiane.
Mbrëmë, u konfirmua se Tottenhami dhe Liverpooli do të takohen në finale të Champions Leagues, derisa sonte “Topçinjtë” dhe “Të Kaltërit” mund të ndjekin rrugën e tyre edhe në Europa League. /Periskopi.com/












