‘Është një zonjë që e çmojmë shumë’ – Kështu deklaronte Pacolli për Brnabiqin (Video)

Në kohën kur po vlojnë reagimet ndaj deklaratës raciste të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila iu referua kosovarëve si ‘njerëz të dalë nga mali’, kujtojmë momentin kur dikur kryediplomati Behgjet Pacolli dikur e konsideronte Ana Brnabiqin ‘një zonjë shumë të nderuar’. Kujtojmë se gjatë një vizite në NeëwYork ku kishin qenë udhëheqësit e Kosovës, […]
Në kohën kur po vlojnë reagimet ndaj deklaratës raciste të kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila iu referua kosovarëve si ‘njerëz të dalë nga mali’, kujtojmë momentin kur dikur kryediplomati Behgjet Pacolli dikur e konsideronte Ana Brnabiqin ‘një zonjë shumë të nderuar’.
Kujtojmë se gjatë një vizite në NeëwYork ku kishin qenë udhëheqësit e Kosovës, Pacolli i ishte afruar Brnabiqit teksa kjo e fundit bëhej gati për intervistë dhe kishte hyrë në atë kënd pa e ftuar dikush.
Brnabiq: Ku e morët lejen të hyni në këtë hapësirë?
Pacolli: E kam marrë lejen tuaj.
Brnabiq: Jo nuk është leja ime. Po të më pyesnit mua…
Pacolli: Kjo është një zonjë të cilën ne e çmojmë shumë.
https://www.youtube.com/watch?v=BpGtH-W47Tk











