Erblin Avdiu, gjeniu 15 vjeçar i matematikës

Erblin Avdiu, gjeniu 15 vjeçar i matematikës

Ai është 15 vjeçar dhe kohën më të madhe e kalon në bibliotekën e shkollës. Është i pasionuar pas lëndës së matematikës, madje nuk ka kalkulim që nuk mund ta zgjidhë. Erblin Avdiu nga qyteti i Ferizajt, ka thënë se çdo përllogaritje që e bën në jetë, e bën përmes numrave. “Më pëlqen shumë  e […]

Erblin Avdiu nga qyteti i Ferizajt, ka thënë se çdo përllogaritje që e bën në jetë, e bën përmes numrave.

“Më pëlqen shumë  e gjithë matemartika pa ndarë në Algjebër, Gjeometri, Trigonometri etj. Nëse bëjmë një krahasim me lemitë tjera, mund të shohim se matematikën e karakterizon forma abstrakte e numrave… I gjithë universi funksionon nga ligjet matematikore”, shprehet Erblin Avdiu për RTV Dukagjinin.

Ai nuk është i shkathët vetëm në lëndën e matematikës.

Erblini ka edhe një intelegjencë të lartë. Në garën e intelegjencës EUREKA, e cila është mbajtur në mars të këtij viti, ai  ka zënë vendin e dytë në nivel shtetëror, ku iu nënshtruan më shumë se 2000 nxënës.

“Në Olimpiadën Matematikore të mbajtur në Prishtinë kam arritur vendin e parë. Pas saj kam marrë pjesë edhe në garën e intelegjencës “EUREKA”, ku nga 2,000 nxënës janë kualifikuar 255 finalistë. Në fund të garës kam zënë vendin e dytë”, tregon më tej Erblin Avdiu.

Mësuesi i tij i matematikës, Limon Beqiri, është krenar që ka një nxënës të tillë. Ai ka thënë se Erblini çdoherë është dalluar për dijen e tij.

“Është çudi që në klasën e gjashtë kur kam filluar mësimin me të, që në javën e parë e kam parë që e ka një inteligjencë të jashtëzakonshme dhe i kam dhënë notën pesë. Nxënësit menjëherë janë befasuar në klasë. “Pse pesë kaq herët”? E shoh që ka një intelegjencë të jashtëzakonshme në krahasim me moshatarët e vet”, tha Limon Beqiri.

15 vjeçari, Erblin Avdiu, i zhytur mes numrave, dhe i buzëqeshur pas zgjidhjes së çdo problemi matematikor,  ka thënë se kur të rritet dëshiron të bëhet një matematicient i dalluar.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj