Emocionuese: Momenti kur Pochettino shpërthen në lot pas triumfit sensacional

Tottenhami ka arritur ta bëjë atë që e bëri Liverpooli mbrëmë – të përmbys rezultatin kundër Ajaxit për të kaluar në finalen e Champions Leagues. U duk se gjithçka kishte marrë fund për londinezët, pasi e gjetën veten në disavantazh prej 2-0 pas 45 minutave të parë, shkruan Periskopi. Mirëpo, një paraqitje brilante nga Lucas […]
Tottenhami ka arritur ta bëjë atë që e bëri Liverpooli mbrëmë – të përmbys rezultatin kundër Ajaxit për të kaluar në finalen e Champions Leagues.
U duk se gjithçka kishte marrë fund për londinezët, pasi e gjetën veten në disavantazh prej 2-0 pas 45 minutave të parë, shkruan Periskopi.
Mirëpo, një paraqitje brilante nga Lucas Moura, i cili shënoi tre gola në intervalin e dytë, ia siguroi Tottenhamit finalen kundër “Të Kuqve” më 1 qershor në Madrid.
Natyrisht, emocioneve nuk mundi t’i përmbahej as trajneri i skuadrës angleze, Mauricio Pochettino, i cili shpërtheu në lot pas vërshëllimës së fundit. /Periskopi.com/














