Ekipi i shqiptarit i mallkuar në Itali: 27 shtylla

Napoli i Elseid Hysajt i dha fund sezonit 2018/19 në Serie A të shtunën me një humbje 3-2 si mysafir i Bolognas. Napolitanët edhe ashtu nuk kishte për çka të luftonin, pasi nuk rrezikonin ta humbnin pozitën e dytë, derisa Juventusi ishte shpallur kampion javë më parë, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, gara për titull do të […]
Napolitanët edhe ashtu nuk kishte për çka të luftonin, pasi nuk rrezikonin ta humbnin pozitën e dytë, derisa Juventusi ishte shpallur kampion javë më parë, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, gara për titull do të mund kishte qenë shumë më e ngushtë, nëse sulmi i Napolit do të kishte më shumë fat para portës.
Djelmoshat e Carlo Ancelottit goditën plot 27 herë këtë fushatë, derisa mbyllën edicionin me 79 pikë, 11 më pak se “Zonja e Vjetër”.
Sikur disa nga këto goditje të kishin përfunduar në rrjetë, atëherë sigurisht se lufta për titull do të kishte qenë më interesante në Serie A.
Shikoni videon e mëposhtme ku janë përmbledhur të gjitha 27 shtyllat e goditura nga Napoli. /Periskopi.com/
NAPALI
Tutti i legni di un Napoli legnoso ?
Stagione 2018/19 pic.twitter.com/YZOaOiv4qz— Gerardo Marino (@gemale76) May 26, 2019












