Eden Hazard pozon me fanellën e Real Madridit para transferimit të bujshëm

Eden Hazard ka luajtur ndeshjen e fundit me gjasë në fanellën e Chelseat, duke qenë krucial për skuadrën. Sulmuesi belg shënoi dy gola në finalen e Europa Leagues kundër Arsenalit dhe asistoi për një tjetër, në triumfin 4-1 të skuadrës së tij, shkruan Periskopi. Hapi i ardhshëm në karrierën e tij pritet të jetë transferimi […]
Eden Hazard ka luajtur ndeshjen e fundit me gjasë në fanellën e Chelseat, duke qenë krucial për skuadrën.
Sulmuesi belg shënoi dy gola në finalen e Europa Leagues kundër Arsenalit dhe asistoi për një tjetër, në triumfin 4-1 të skuadrës së tij, shkruan Periskopi.
Hapi i ardhshëm në karrierën e tij pritet të jetë transferimi te Real Madrid, transmeton Periskopi.

Spekulimet për kalim të tij në “Bernabeu” kanë qenë të vazhdueshme, por ai së fundmi e ka konfirmuar se do t’i bashkohet madrilenëve, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Për t’i vënë vulë edhe më shumë transferimin e tij te Real Madridi, belgu ka pozuar me fanellën e mbretërve me një fans.
Lojtarët zakonisht insistojnë të mos pozojnë me fanella të skuadrave tjera.
Mirëpo, Hazardi u duk i lumtur ta bënte këtë, duke sugjeruar se Reali do të jetë klubi i tij i ri. /Periskopi.com/
? HAZARD ya está en España (Marbella) y no duda en posar con la camiseta del Real Madrid: pic.twitter.com/CYGwstvlRx
— Madrid Sports (@MadridSports_) May 31, 2019












