Prej sot gjitha produktet e rrezikshme Kosovë do të identifikohen

Tash e tutje gjithë qytetarët e Kosovës do të jenë më të mbrojtur dhe më të sigurt në produktet dhe mallrat që ata përdorin. Kjo pasi që nga sot u lansua ueb-faqja për raportimin e produkteve të rrezikshme RAPEX Kosova e cila ka qëllim që t’i informojë konsumatorët se cilat produkte janë të dëmshme dhe […]
Kjo pasi që nga sot u lansua ueb-faqja për raportimin e produkteve të rrezikshme RAPEX Kosova e cila ka qëllim që t’i informojë konsumatorët se cilat produkte janë të dëmshme dhe jo adekuate për tregun kosovar. Ky sistem u bë në kuadër të Trupit Koordinues për Mbikëqyrjen e Tregut që e ka formuar Qeveria.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala u shpreh se me anë të kësaj ueb faqe do të mundësohet që konsumatorët në Kosovë të jenë më të sigurt në identifikimin e gjitha produkteve dhe se tregu do të përmirësohet.
Në kuadër të kësaj, Shala bëri të ditur se mbi 16 mijë produkte kanë tërhequr nga tregu vetëm gjatë vitit të kaluar.
Ndërsa, tha se me anë të kësaj do të identifikohen gjitha produktet që janë të pasigurta për të mos tregtuar në vendet tjera.
Se kjo nismë ka qenë e domosdoshme e tha dhe shefi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Luigi Brusa, i cili u shpreh se me anë të kësaj ueb faqe përveç që do të përmbushet një aspekt i MSA-së, do t’i sigurohet qytetarëve një mbrojte për produktet dhe mallrat që ata mund t’i përdorin.
Kjo sipas tij, bën që të ketë më shumë informim për gjitha produktet dhe mallrat që hynë dhe janë në Kosovë.
Ai, mes tjerash tha se me anë të Rapex-it do të mbulohen disa produkte të rëndësishme që përdoren në jetën e përditshme.
Për udhëheqësin e trupit koordinues, njëherësh kryeinspektorin në Ministrinë e Tregtisë, Lulzim Syla me anë të kësaj ueb faqe do t’iu lehtësohet më shumë puna e tyre.
Kryeinspektori gjithashtu bëri të ditur se rregullorja dhe gjitha detajet tjera për secilin produkt do të publikohet në mesin e viti.
Në këtë ueb faqe do të jenë gjitha produktet jo ushqimore, që përfshihet lojërat për fëmijë dhe shumë produkte tjera që shërbejnë për përdorime të ndryshme.











