​Nga korriku, banorët e Obiliqit e paguajnë më lirë energjinë elektrike

​Nga korriku, banorët e Obiliqit e paguajnë më lirë energjinë elektrike

Edhe pse banorët e Obiliqit me ligjin për këtë komunë gëzojnë të drejtën që energjinë elektrike ta paguajnë me çmim më të ulët, ata po privohen nga kjo, ndonëse ligji ka fillua të implementohet qysh nga fundi i vitit të kaluar. E në anën tjerë kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi thotë se këtë të mirë […]

Banorët e Obiliqit po ankohen se ata përveçse po e kanë shëndetin e rrezikuar nga tymi që po lirohet nga termocentralet, po detyrohen të paguajnë edhe energjinë elektrike si gjithë qytetarët tjerë edhe pse ligji për Obiliqin ua jep të drejtën të paguajnë më pak për energjinë e shpenzuar.

Banori Shukri Mjekiqi, thotë se përkundër që me ligj u jepet e drejtë që të paguajnë më pak për energjinë elektrike, ata po paguajnë gjithnjë e më shtrenjtë energjinë që po e shfrytëzojnë.

Sipas tij, nëse do kishin fatura më të ulëta do e kishin më lehtë të përballonin shpenzimet mujore.

I mllefosur me gjendjen në të cilën po jetojnë banorët e Obiliqit shprehet edhe Ramë Kelmendi, teksa thotë se deri tani premtimet e dhëna për fatura më të ulëta për energji elektrike nuk janë duke u zbatuar.

Ai ankohet se me 75 euro pension po detyrohet të paguaj deri në 100 euro për rrymë.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi thotë se për subvencionimin e energjisë elektrike për obiliqasit, për këtë vit, kanë ndarë një shumë prej 300 mijë euro.

Gashi deklaron se si kuvend komunal janë duke e përpiluar edhe një rregullore që do të merret me statistikat për shpenzimet e amvisërisë.

Sipas tij, pas përfundimit të dëgjimi publik lidhur me këtë rregullore dhe votimit të saj në kuvendin komunal, qytetarët nga muaji korrik i këtij viti do të mund të paguajnë më pak për energjinë elektrike.

Sipas opozitës së Kuvendit komunal të kësaj komune, qeverisja aktuale nuk është duke punuar sa duhet në implementimin e ligjit të Obiliqit.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Aziz Bici ka akuzuar udhëheqjen e kësaj komune se nuk është duke punuar sa duhet që qytetarët t’i gëzojnë të drejtat që ua jep ligji i Obiliqit.

Sipas tij, obiliqasit do vazhdojnë tutje të paguajnë energjinë elektrike si gjithë qytetarët tjerë të Kosovë, pasi po ka vonesa në procedura.

Kujtojmë që Neni 8 i Ligjit për Obiliqin parasheh që Ministria e Financave, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, të krijojë kushtet e nevojshme për të përcaktuar një kuotë më të ulët të çmimit për energji elektrike.

Qeveria e Kosovës nga buxheti i saj për implementimin e Ligjit të Obiliqit për këtë vit ka ndarë 4 milionë e 974 mijë eurosh.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot