E gërditshme: Neymar ma zi se fëmija, e ngreh zhag 19 vjeçarin në stërvitje vetëm pse ia futi topin nën këmbë

Neymar da Silva bëhet protagonist i njërit nga gjestet më të shëmtuara në futboll Neymarin si duket e kanë lëshuar nervat këto muajt e fundit pasi po vazhdon të dhurojë skandale nga më të ndryshmet, shkruan Periskopi. Kohë më parë goditi një tifoz në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes dhe më pas u […]
Neymarin si duket e kanë lëshuar nervat këto muajt e fundit pasi po vazhdon të dhurojë skandale nga më të ndryshmet, shkruan Periskopi.
Kohë më parë goditi një tifoz në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes dhe më pas u dënua me tri ndeshje moslojë.
Ndërsa, tani Neymar është sjellur në mënyrë jo sportive me shokun e skuadrës së tij te Brazili, 19 vjeçarin Weverton.
Weverton, i cili luan për Cruzeiron gjatë stërvitjes me Brazilin ia ka futur topin nën këmbë Neymarit, me këtë të fundit që nuk e priti mirë këtë gjë.
Anësori i PSG-së e kapi për fanelle 19 vjeçarin, i cili më pas përfundoi i shtrirë në tokë, me injorantin Neymar që vazhdoi më pas sikur të mos ndodhte asgjë.
Për më shumë shiko videon e mëposhtme. /Periskopi/
??Brazil called up 19-year old Weverton to the national squad and the kid nutmegged Neymar in training and look at Neymar’s reaction. Just imagine if it happened the other way round, this is ridiculous. pic.twitter.com/cmfJE3njwT
— FutbolBible (@FutbolBible) May 29, 2019












