E fundit: Paralajmërohet ndyshimi i madh te Juventusi

Spekulimet për largimin e Max Allegrit nga posti i trajnerit të Juventusit në 48 orët e ardhshme, vetëm sa po shkojnë duke u rritur. Italiani disa herë kishte potencuar se dëshiron të qëndrojë në Torino, pasi ndihmoi klubin të sigurojë titullin e tetë rresht në Serie A, transmeton Periskopi. Sidoqoftë, ai do të mbajë një […]
Spekulimet për largimin e Max Allegrit nga posti i trajnerit të Juventusit në 48 orët e ardhshme, vetëm sa po shkojnë duke u rritur.
Italiani disa herë kishte potencuar se dëshiron të qëndrojë në Torino, pasi ndihmoi klubin të sigurojë titullin e tetë rresht në Serie A, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, ai do të mbajë një takim me presidentin, Andrea Agnelli për të diskutuar politikat e klubit në transferime.

Sipas “Sport Mediaset”, Allegri pritet ta konfirmojë largimin e tij nga Juventusi të enjten.
Agnelli thuhet se ishte në qendrën stërvitore të skuadrës sot, kështu që takimi me trajnerin pritet të ndodh sonte ose nesër.
Opsionet janë të limituara për pasuesin e tij, por Antonio Conte mbetet një prej favoritëve, edhe pse ai ka qenë i lidhur fuqishëm me Interin së fundmi. /Periskopi.com/












