Dy yjet kosovarë në mesin e atyre që po cilësohen si “Messi i ardhshëm”

Lionel Messi ka arritur në atë nivel të futbollit ku vështirë se mund ta vendosim ndonjë futbollist tjetër. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka fituar gjithçka që mund të fitohet me klubin, derisa shpesh na ka lënë pa frymë me aftësitë e tij magjike në fushën e lojës, shkruan Periskopi. Mirëpo, kjo nuk […]
Lionel Messi ka arritur në atë nivel të futbollit ku vështirë se mund ta vendosim ndonjë futbollist tjetër.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka fituar gjithçka që mund të fitohet me klubin, derisa shpesh na ka lënë pa frymë me aftësitë e tij magjike në fushën e lojës, shkruan Periskopi.
Mirëpo, kjo nuk i ndalon njerëzit që të krahasojnë lojtarë të ndryshëm me superyllin argjentinas.

Nëpër vende të ndryshme të botës, futbollistë të njohur e panjohur krahasohen me legjendën argjentinase.
Xherdan Shaqiri dhe Edon Zhegrova janë në mesin e atyre që janë konsideruar ose konsiderohen si “Messi i ardhshëm.”
Më poshtë, harta e futbollistë që janë etiketuar si “Messi i ardhshëm” në të kaluarën dhe të tashmen, e publikuar nga “The Sun”. /Periskopi.com/













