Duhanxhiu Sarri kundër mbretit të Europa Ligës, njëri nga ta rrezikon shkarkimin në rast të humbjes në finale

Chelsea dhe Arsenal do të takohen sot në finale të Europa Ligës, ndeshje e cila do të luhet në Baku të Azerbajxhanit Dy klubet e mëdha nga Londra sonte do të përballen kokë më kokë në finalen e garës së dytë më të rëndësishme në Evropë, shkruan Periskopi. Chelsea po llogaritet paksa më favorit në […]
Chelsea dhe Arsenal do të takohen sot në finale të Europa Ligës, ndeshje e cila do të luhet në Baku të Azerbajxhanit
Dy klubet e mëdha nga Londra sonte do të përballen kokë më kokë në finalen e garës së dytë më të rëndësishme në Evropë, shkruan Periskopi.
Chelsea po llogaritet paksa më favorit në këtë takim, por Arsenali udhëhiqet nga trajneri, i cili e ka fituar tri herë këtë kompetcionin.
Për Maurizzio Sarrin kjo finale do të thotë shumë pasi përcakton fatin e tij te Chelsea, derisa për Unai Emery edhe nëse humbet ky takim ai pritet të jetë në krye të Arsenalit.
Chelsea dhe Arsenali këtë edicion janë takuar dy herë në Premier Ligë me të dy trajnerët që kanë fituar nga një takim.
Derisa, Emery e ka fituar tri herë Europa Ligën me Sevillan, për duhanxhiun Sarri arritja në finale është njëri nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij.
Kujtojmë që dje Sarri ishte nervozuar me lojtarët e tij gjatë seancës stërvitore, derisa te Arsenali janë më të relaksuar dhe ka optimizëm se do ta fitojnë trofeun sonte. /Periskopi/.












