Drilon Gashi: Disa hoxhallarë nuk e kuptojnë as shkencën dhe as Kuranin

Drilon Gashi: Disa hoxhallarë nuk e kuptojnë as shkencën dhe as Kuranin

Imami nga Peja, Drilon Gashi, ka thënë se arsyeja që është suspenduar nga pozita e imamit në xhaminë e Pejës, është fakti se disa hoxhallarë nuk janë në gjendje ta kuptojnë as shkencën dhe as Kuranin. Ai këto komente i ka bërë në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke shtuar se me shkrimin që […]

Ai këto komente i ka bërë në emisionin Zona B në Klan Kosova, duke shtuar se me shkrimin që e ka publikuar në Facebook me titullin “Hoxhallarët e Vdekur” nuk e ka ofenduar askënd sepse nuk ka përmendur ndonjë emër.

“Arsyeja kryesore që unë jam suspenduar është fakti se unë jam munduar ta ndërlidhë shkencën me fenë. Unë jam në gjendje të kërkoj falje publike nëse kam gabuar diku sepse ne nuk mund të ecim përpara nëse nuk gabojmë. Arsye ka qenë një postim i imi në Facebook i cili më ka kushtuar”.

“Ka qenë një postim i imi me titullin ‘Hoxhallarët e Vdekur’. Unë me këtë shkrim kam dashur që t’ia përmirësoj imazhin edhe BIK-ut. Kam thënë se disa prej hoxhallarëve nuk janë në gjendje ta kuptojnë as shkencën dhe as Kuranin”.

“Ndërsa në Komisionin Disiplinor më kanë akuzuar se po i ofendoj hoxhallarët, por unë nuk i kam përmendur emrin askujt”.

“Me pak fjalë këta hoxhallarë e kanë shndërruar fenë në doktrinë djallëzore. Në vend të fesë hyjnore, ajo është kthyer në djallëzore sepse në emër të Zotit besimtarët kanë prerë dhe vrarë vëllezërit e tyre. Kjo doktrinë e ka interpretuar mbrapambeturinë si rrugë të Zotit. Ndërsa ajo është rrugë e shejtanit sepse Zoti e do përparimin dhe diturinë”.

“Shumë hoxhallarë po e bëjnë islamin retroaktiv dhe jo aktiv; në vend se të ecim përpara ata po e kthejnë fenë mbrapa. Tjetër pengesë e këtij ligjërimi është se gjithkush që mendon ndryshe shpallet qafir dhe duhet të vritet”.

“Pastaj ka pasur edhe sulme fizike që u janë bërë profesorëve. Edhe mua më kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht. Kam përmbi 500 kërcënime dhe fyerje prej më të rëndave. Ata nuk janë në gjendje ta pranojnë tjetrin. Sipas tyre haram është arti, filozofia, poezia etj”.

“Ky shpirt i urrejtjes po prodhon ekstremizëm dhe përçarje. Urrejtje në ligjërimet e mia nuk ka pasur asnjëherë sepse unë jam në gjendje të diskutoj edhe me ateistin”.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot