Donald Trump e pranon më në fund se Rusia e ndihmoi të zgjidhej president

Në një fjalim tronditës gjatë ditës së sotme, Donald Trump tha në Twitter se rusët që interferuan në garën presidenciale të 2016-s mes tij dhe Hillary Clintonit po “më ndihmonin që të fitoja” por e ndërroi deklaratën pak më vonë. “Rusia nuk më ndihmoi që të zgjidhesha president. A e dini kur më zgjodhi? E […]
Në një fjalim tronditës gjatë ditës së sotme, Donald Trump tha në Twitter se rusët që interferuan në garën presidenciale të 2016-s mes tij dhe Hillary Clintonit po “më ndihmonin që të fitoja” por e ndërroi deklaratën pak më vonë.
“Rusia nuk më ndihmoi që të zgjidhesha president. A e dini kur më zgjodhi? E dini kush më zgjodhi? Unë vetë,” iu tha presidenti reporterëve në Shtëpinë e Bardhë duke e drejtuar gishtin kah vetja e tij, shkruan DailyMail, përkthen Periskopi.
“Rusia nuk më ndihmoi aspak. Rusia, nëse diçka, mendoj se e ndihmoi palën tjetër,” shtoi ai.
Trumpi u ankua ndaj mediave për mënyrën se si e kishin përcjellur hetimin e Prokurorit Special, Robert Mueller.
Presidenti amerikan më tej deklaroi se liderët e Kremlinit tash pendohen për çdo përfshirje në zgjedhjet amerikane që e ndihmuan atë. /Periskopi












