Diçka e rrallë sapo ka ndodhur në ndeshjen Prishtina-Llapi

Prishtina dhe Llapi janë duke u takuar në ndeshjen e javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll, të shtunën në “Fadil Vokrri”. Këto dy skuadra pozicionohen në vendet dy dhe tre në tabelë, me pikë të njejta, por goldallim të ndryshëm. Sidoqoftë, në takimin i cili ka filluar nga ora 16:00, plot dhjetë […]
Këto dy skuadra pozicionohen në vendet dy dhe tre në tabelë, me pikë të njejta, por goldallim të ndryshëm.
Sidoqoftë, në takimin i cili ka filluar nga ora 16:00, plot dhjetë minuta shtesë janë dhënë në pjesën e parë.

Kjo për shkak se lojtari i Llapit, Valmir Veliu ka pësuar një lëndim të rëndë pas një përplasje me Diar Miftarajn e Prishtinës.
Për shkak të dhënies së ndihmës mjekësore, ndeshja është shtyer për disa minuta gjë që i arsyeton dhjetë minutat shtesë në intervalin e parë.
Rrallëherë jemi dëshmitarë të momenteve të tilla në Superligë, kur në një ndeshje jepen dhjetë minuta shtesë në pjesën e parë. /Periskopi.com/












