Dhimbja e Ferdonijes trazon Beogradin

Dhimbja e Ferdonijes trazon Beogradin

Dhimbja dy dekadash që vazhdon ende e nënë Ferdonijes për bashkëshortin dhe katër djemtë e humbur në luftë ka ngjallur emocione të forta të publikut brenda sallës në Beograd. E jashtë saj një grumbull protestuesish kanë kundërshtuar shfaqjen e dokumentarit që dëshmon krimet e regjimit të Milosheviqit në vitin 1999, shkruan sot Koha Ditore. “Dokumentari […]

E jashtë saj një grumbull protestuesish kanë kundërshtuar shfaqjen e dokumentarit që dëshmon krimet e regjimit të Milosheviqit në vitin 1999, shkruan sot Koha Ditore.

“Dokumentari më ngjalli emocion, se unë jam nënë dhe e kuptoj shumë mirë vuajtjen që ka kjo grua. Dhimbjen e ndien çdo nënë dhe kjo nuk ka fare lidhje me nacionalizma apo përkatësi etnike”, ka qenë përshtypja e parë e Jelenas nga Beogradi, pas dokumentarit.

Forca të shumta policore nuk kanë lejuar hyrjen e protestuesve brenda hapësirës ku u shfaq dokumentari. Ata kanë qenë në numër më të madh se ditën kur u hap festivali. Për pasojë, pjesëmarrësit janë mbajtur më shumë se një orë brenda hapësirës, “Dorcol Platz Dobraciona 59”, derisa janë shpërndarë protestuesit nga policia serbe.

Dokumentari i realizuar nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti ka shpalosur 24-orëshin e Ferdonije Qerkezit dhe thirrjet e nënave të tjera për të zhdukurit e tyre, në edicionin e sivjetmë të Festivalit, “Mirëdita, dobar dan!”.

Filmi, xhirimet e të cilit kanë zgjatur rreth 2 vjet, nis dhe përfundon me vetminë e Ferdonijes, në shtëpinë-muze. Aty jeton e vetme, prej 27 marsit të vitit 1999, kur forcat serbe ia morën para syve familjarët. Heshtjen e dhomës e shoqërojnë vetëm kujtimet e familjarëve, të cilat Ferdonija i ruan me fanatizëm.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, të pagjetur ende konsiderohen 1 653 persona përfshirë shqiptarë, serbë e romë. Të vrarë nga lufta janë 13 mijë e 535 persona. Shqiptarët përbëjnë 10 mijë e 812, serbët 2 mijë e 197, kurse romët, boshnjakët, malazeztë dhe joshqiptarët e tjerë i përbëjnë 526 viktima.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin