Derbi lokal në ndeshjen e barazhit, Presidenti i Dardanës fton Koretinin që të bëjë tifo për qytetin e tyre

Derbi lokal në ndeshjen e barazhit, Presidenti i Dardanës fton Koretinin që të bëjë tifo për qytetin e tyre

Ka filluar të ndezët atmosfera para ndeshjes së barazhit për Ligën e Parë që zhvillohet më 2 qershor në Mitrovicë, ndërmjet dy skuadrave që vijnë nga i njëjti vend, Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës. Tashmë të dyja ekipet kanë filluar një mobilizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shkak të rëndësisë por edhe për shkak të […]

Ka filluar të ndezët atmosfera para ndeshjes së barazhit për Ligën e Parë që zhvillohet më 2 qershor në Mitrovicë, ndërmjet dy skuadrave që vijnë nga i njëjti vend, Bashkimit të Koretinit dhe Dardanës.

Tashmë të dyja ekipet kanë filluar një mobilizim të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shkak të rëndësisë por edhe për shkak të rivalitetit shumë të madh që kanë.

Dardana që pretendon inkuadrimin në Ligën e Parë me shumë futbollistë me përvojë dhe emra të njohur në futbollin kosovarë e më gjerë, si asnjëherë më parë po punon ditë e natë që përmes një spektakli të futbollit të arrijë qëllimin.

Presidenti i KF Dardana, Sevdai Kastrati, u ka bërë thirrje tifozëve të zjarrtë që ta dëshmojnë se Liga e Parë do të jetë shumë me e pasur me Dardanën.

Përveç kësaj Kastrati ka përmendur edhe arsyet pse të gjithë duhet të jenë me ekipin e qytetit.

”Ekipi cilësor me shumë emra që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë me një organizim të shkëlqyeshëm, me një stadium të ri ku të gjithë e kanë mundësin ta shijojnë futbollin. Opsioni i vetëm është Dardana”, ka thënë Kastrati.

Presidenti Kastrati është shprehur i gatshëm që të angazhohet edhe më shumë për të gjithë futbolldashësit e Dardanës, Koretinit, Hogoshtit dhe vendeve që janë përreth, që t`ua krijoj një ekip me të cilin do të krenohen të gjithë madje duke pretenduar edhe inkuadrimin në Supërligë.

“Si do që të përfundoj ky takim, Komuna e Dardanës do ta ketë një ekip në Ligën e parë dhe siç e do rendi do të jetë i ekipi i qytetit si i zoti i shtëpisë. Respekt i madh për futbolldashësit e Koretinit të cilët i ftoj me kënaqësi të bëjnë tifo për qytetin e tyre Dardanën sepse ata janë pjesë e jona”, ka thënë mes tjerash presidenti i KF Dardana, Sevdai Kastrati.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova