Deputeti gjerman: Kosova fortesë e krimit të organizuar, të rishqyrtohet njohja

Deputeti i AFD në Parlamentin e Berlinit, Gunnar Lindeman ka shkruar se Gjermania duhet ta rishqyrtoj njohjen e Kosovës si shtet. Në një postim në Facebook, Lindeman ka shkruar se Kosova është një fortesë e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor e ku 140 kisha janë shkatërruar. Sipas Lindemann, Kosova, bazuar në numrin e banorëve, […]
Në një postim në Facebook, Lindeman ka shkruar se Kosova është një fortesë e krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor e ku 140 kisha janë shkatërruar.
Sipas Lindemann, Kosova, bazuar në numrin e banorëve, ka pasur më së shumti pjesëmarrës në ISIS nga vendet evropiane.
“Gjermania si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ka njohur Kosovën në vitin 2008”, ka shkruar ai tutje.
“Njohja duhet të rishqyrtohet duke pasur në konsideratë gjendjen e ekonomisë, nëse qeveria federale është e interesuar për një situatë të qëndrueshme në Evropë”, shkroi Lindemann.
“Do të ishte mirë nëse qeveria federale do të konsideronte vendimin e atëhershëm”, përfundon shkrimi.











