Deda: Si u bë që Vuçiqi e diti që do të arrestohen policët në veri – Kujdes nga skenarët, Serbia do viktima në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda e ka përgëzuar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri kundër krimit të organizuar e kontrabandës – raporton Periskopi. Deda ka thënë se duhet të hulumtohet tutje se kush po i armatos qytetarët në veri. Në Rubikon të KTV’së, ai tha se […]
Deda ka thënë se duhet të hulumtohet tutje se kush po i armatos qytetarët në veri.
Në Rubikon të KTV’së, ai tha se një pjesë e qytetarëve në veri janë të përgatitur ushtarakisht e të armatosur mirë, që t’u rezistojnë aksioneve të organeve të rendit të Kosovës.
“Kohëve të fundit ekziston edhe kjo tendenca e heqjes së veriut nga Kosova. Qysh para 5 ditëve u tha nga Serbia se do të arrestohen 15 policë në veri, e tash doli e vërtet që janë arrestuar. S’ka institucion të mbrojtur në Kosovë përderisa ka rrjedhje të informacioneve në këtë mënyrë. E përgëzoj Policinë për aksionin e sotëm, dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve në këtë aksion. Nuk kemi zbatim të mirëfilltë të ligjit nëse s’ndërmerren masa ndaj të gjitha rasteve, përfshirë nga afera e fajdeve, pronto e afera të ngjashme, ku profile të larta janë të përfshira në krim të organizuar e korrupsion”, ka thënë Deda.
Tutje, ai e ka cilësuar situatën si të brishtë.
Derisa ka shtuar, se nga Serbia ka tendenca që në Kosovë të ketë viktima serbe.
“S’duhet assesi të ketë viktima, se pastaj përdoret nga serbët kjo. Mjaft ka pasur viktima në Kosovë”, ka thënë tutje Deda./PERISKOPI











